English

Tërmet 5.9 ballë në Iran, tre të vdekur

Teheran, 28 gusht, NOA - Burimet zyrtare iraniane njoftojnë se tre persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur nga tërmeti.

Tërmeti me fuqi 5.9 ballë të shkallës Rihter goditi dje shkretëtirën Dasht-e Kavir në Iran si dhe qytetin e Damganit, në jug të vendit.

Gjashtë fshatra përrreth Damganit janë dëmtuar, ndërsa dridhjet u ndien edhe në Teheran.

NOA/.RFE

KOMENTE