Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
UNICEF: Pakistani ka nevojë për më shumë ndihma
English

UNICEF: Pakistani ka nevojë për më shumë ndihma

Nju Jork, 28 gusht, NOA - Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e fëmijëve - UNICEF, të prekurit nga katastrofa e përmbytjeve në Pakistan kanë nevojë për tre herë më shumë mbështetje se sa ajo që vlerësohej deri tani.

Vetëm për mbulimin e nevojave urgjente me ushqime në tre muajt e ardhshëm nevojiten rreth 111 milionë euro, njoftoi UNICEF në Paris.

Fillimisht ishte llogaritur se do të mjaftonin 36 milionë euro. Deri tani UNICEF-i ka grumbulluar ndihma në lartësi prej 27 milionë euro për Pakistanin.

Kjo shumë është e vogël në krahasim me përmasat e katastrofës, komenton organizata. Ndërkohë në jug të Pakistanit masa e ujit ka shpërthyer shumë diga çfarë ka bërë që qindra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara në mbarë vendin nga përmbytjet më të këqija në historinë e Pakistanit janë prekur rreth 17 milionë njerëz.

NOA/DV

KOMENTE