English

“Vetëm për vetëm me veten”, Mihail Gorbaçov boton librin e jetës

Moskë, 28 gusht, NOA – Mihail Gorbaçov është quajtur njeriu që shmangu përplasjen mes qytetërimeve. Një gjeni që nisi “Perestrojkën” dhe një politikan i moderuar që shënoi modernizimin e Rusisë. Por nga kritikët është cilësuar dhe si njeriu që i dha fund ëndrrës komuniste dhe u dorëzua para imperializmit. Ndërsa për jetën private dhe karakterin e tij, në të gjitha biografitë citohet shpesh “dashuria” për aklolin dhe sidomos vodkën ruse.

Ish presidenti i Rusisë Mihail Gorbaçov pritet të hedhë këto ditë në botim librin e tij të ri, me titull “Vetëm për vetëm me veten. Kujtime dhe përsiatje”.

Vetë Gorbaçov ka thënë për mediat ruse se libri do të këtë 555 faqe. Gorbaçov është shprehur se do të donte që libri i tij të mos botohej vetëm në Rusi, por edhe në vendet e tjera të botës.

Sa për përmbajtjen, ish presidenti ka shtuar se më shumë se një pasqyrim i fakteve politike për ato që kanë ndodhur në Rusi, është një libër ku flet për jetën e tij.

Sipas tij, ky libër përsiatjesh nuk është dhe aq politik, se sa mbi jetën e tij personale dhe njerëzit e afërt për të në kontekstin e historisë së vendit.

a.k/NOA

KOMENTE