English

Akuzat për lejet, Rama. Ka 10 vite që akuzojnë, nuk ka asgjë të re në ato që thonë?

Tiranë, 3 shtator, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat që i janë bërë nga mazhoranca për abuzime me lejet e ndërtimit, duke thënë se nuk ka asgjë të re në akuzat që i janë bërë.

“Ka 10 vjet, nuk ka asgjë të re në atë që thonë. 10 vite që flitet dhe përflitet, ndërkohë që sot ne jemi duke ngritur para shqiptarëve probleme që vendosin në dilemë të ardhmen ekonomike të këtij vendit”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së është ndalur dhe në akuzat e deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi. Ai tha se flitet për abuzime me lejet, por nuk ka asnjë leje. “Flitet për qindra miliona euro për leje që nuk ekzistojnë”, u shpreh kreu i PS-së Edi Rama.

Ai u shpreh se akuzuat që ka ngritur PS-ja janë më serioze duke qenë se flasin për pasurinë kombëtare.

“Nuk jam unë që duhet tua them, por ju që duhet ti shihni dhe analizoni dhe të jepnin opinionin para publikut. Si mund të tërheq për hunde gjithë botën mediatike një lojë kaq vulgare”, tha Rama.

a.k/NOA

KOMENTE