Tiranë, 3 shtator, NOA – Zhvillimi i debatit për pavarësinë e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OOKB-së ka bërë që Tirana dhe Prishtina të koordinojnë veprimet diplomatike.
Për këtë qëllim kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në Tiranë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Në konferencën e përbashkët që po japin këto momente dy kryeministrat, Berisha u shpreh se mes dy vendeve dhe delegacioneve të tyre do të ketë një bashkëveprim të qëndrimeve dhe lëvizjeve diplomatike.
Kreu i qeverisë u shpreh se në takimin me homologun kosovar u diskutuan dhe për koordinimin e takimeve mes përfaqësuesve të vendeve të rëndësishme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Në këtë samit të OKB-së, situata është krejtësisht tjetër. Sepse ligji ndërkombëtar është de juro dhe de fakto në anën e qytetarëve të Kosovës dhe Pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Berisha.
Ai tha se politika shqiptare është në kontakte konstante. Duke ju referuar takimeve të ministrit të Jashtëm Meta, Berisha u shpreh se politikanët shqiptarë janë në udhëtime konstante.
a.k/NOA