Tiranë, 3 shtator, NOA, Update – Këshilli i Rregullimit të Territorit nuk do të lejojë ndërtimin e godinave mbi tre kate përgjatë vijës bregdetare. Në mbledhjen e radhës së KRRTRSH-së kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në mënyrë të prerë që gjatë gjithë vijës bregdetare të mos lejohen ndërtime shumë katëshe.
“Urdhri është i prerë. Duhet të heqim dorë përfundimisht nga ndërtimet mbi tre kate në brigjet tona. Kemi 92- 94 % e brigjeve për të zhvilluar. Të synojmë të mbetemi te dy tre katet në tërësinë e projekteve zhvillimore”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ai ka kërkuar që të zbatohet rregulloja për ndërtimet në zonën bregdetare dhe ka sugjeruar se vetëm kur banesat janë mbi 1000 metra nga bregu i detit mund të lejohen, në disa raste, ndërtimet me më shumë se 3-4 kate.
Kreu i qeverisë dhe njëherësh kryetari i KRRTRSH-së është ndalur dhe në projektin që do të vihet në zbatim në fshatin Hamallaj.
a.k/NOA