Tiranë, 3 Shtator, NOA –Ndryshimet rrënjësore në mënyrën e jetesës gjatë viteve të fundit ka bërë që tek gratë të vihet re një brom infarktesh dhe në përgjithësi sëmundjesh kardiovaskulare.
Rritja më e madhe është shënuar në mesin e grave të moshës së mesme.
Këtë e tregon një studim italian që u sponsorizua nga fondacioni Onlus për shëndetin e njeriut (HHF) në Spoleto dhe u botua në revistën “Plakja” me kërkime klinike eksperimentale.
Hetimi zbuloi se infarktet kanë shënuar një rritje prej 17.2 % te meshkujt dhe 29.2 % te femra.
"Numri më i madh i femrave që tregojnë probleme të zemrës është regjistruar në mesin e grave mbi 75 vjeç”, pohon studimi.
Duke sqaruar se shkak për këto shifra tronditëse janë mënyrat e reja të të jetuarit si pirja e duhanit, pirja e alkoolit, kuzhina fast etj.
Të mos harrojmë se në një studim të mëparshëm, është thënë edhe se kanceri i gjirit iu shtohet sëmundjeve kardiovaskulare si goditësi më i madh i shëndetit femëror, edhe ky për shkak të stilit të ri të të jetuarit.
n.e/NOA