English

Burgaj: Më shumë efektivitet në luftën kundër drogës dhe trafiqeve në Tiranë

Tiranë, 3 shtator, NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka kërkuar sot nga drejtuesit e komisariateve të policisë në kryeqytet që të kenë më shumë rendimet në luftën kundër drogës dhe trafiqeve të organizuara.

Në takimin e zhvilluar dot me drejtuesit e policisë, Burgaj ka vlerësuar rezultat e arritura, por ka theksuar se duhet më shumë punë.

“Rritje e treguesve të zbulueshmërisë së veprave penale nga ana e strukturave të policisë së Qarkut Tirane vihet re në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, ku vlerësohet si pozitiv edhe fakti që ka një ulje të ndjeshme te konstatimit të bimëve narkotike të kultivuara”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar dhe një angazhim më të madh të të gjitha efektivave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut në parandalimit të krimeve kundër personit dhe pronës, duke evidentuar dhe trajtuar me kujdes konfliktet e mundshme.

Një tjetër çështje e rëndësishme ka qenë ajo që ka të bëjnë me dhunën e ushtruar gjatë aktiviteteve sportive.

Në këtë pikë Burgaj ka sugjeruar një angazhimi më të madh të strukturave të policisë.

a.k/NOA

KOMENTE