Sumatra, 4 Shtator, NOA - Ardi Rizal, fëmija dy vjeç i cili pinte 2 paketa cigare në ditë, nga Sumatra e Indonezisë, nuk kërkon më të pijë asnjë cigar të vetëm.
Lajmi i ka çuditur të gjithë, pasi e dinin që ai ka filluar të pijë cigare që kur ishte 18 muajsh dhe nuk jetonte dot pa to.
Madje babai i tij tregonte se ai qante kur nuk i lejohej të pinte cigare.
Ndërkaq, mësohet se aktualisht fëmija dy-vjeçar nga Indonezia, i cili pinte dy kuti cigare në ditë, nuk kërkon më duhan.
Lajmi është bërë me dijeni nga psikologu, Seto Mulxhadi, sipas të cilit, fëmija Aldi Rizal ishte mësuar me duhanin, pasi pothuaj të gjithë banorët e fshatit të tij tymosnin cigaren.
Por pasi është larguar nga ky mjedis, dhe fëmijës i janë ofruar aktivitete të ndryshme, si p.sh. lodra dhe vizatim, ai kishte pushuar së kërkuari duhanin. n.e/NOA