Gjermani, 4 shtator NOA - Tashmë në ueb, më saktësisht në Facebook të gjitha janë në kërkim të “vrasëses së qenushëve”, një vajzë e vogël, e cila pak ditë më parë nëpërmjet një video u pa teksa po mbyste qenushët e saj në një lumë.
Janë mbledhur më shumë se 11 mijë mbështetës në kërkim të vajzës dhe kjo vetëm për 24 orë në rrjetin shoqëror të Facebook.
Imazhet e videos për më shumë se 40 sekonda nuk tregojnë saktësisht numrin e qenushëve që janë hedhur në lumë, por thuhet se të paktën kanë qenë 6 të tillë.
Sipas një zbulimi të fundit është bërë i ditur emri i vajzës, Katja, një 19 vjeçare gjermane. Sipas disa burimeve të tjera thuhet se origjina e vërtetë e saj është kroate.
r.b/NOA