English

Flamuri i Kosovës, vendoset në mjediset e OKB-së

Nju Jork, 3 Shtator, NOA /Nga Beqir Sina - Organizata jo qeveritare, “Little People of Kosova”, është ftuar drejtpërdrejt nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të marrë pjesë në Konferencën treditore të shteteve mbi Konventën ndërkombëtare të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Në këtë konferencë, e cila është organizuar nga Divizioni për politike sociale dhe zhvillim po marrin pjesë më shumë se 150 delegacione shtetërore dhe OJQ nga mbarë bota.

“Little People of Kosova”, e cila ka status konsultativ që nga viti 2006 në OKB, me këtë rast organizoi një 'ëork shop' dhe ekspozitë me fotografi të kulturës autentike të personave me aftësi të kufizuara, me ç’rast vizitorëve të shumtë si dhe të pranishmeve në konferencë ju shpërnda material i ndryshëm propagandistik, lobues për shtetin më të ri të botës, Kosovën.

Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, i akredituar pranë OKB-së, deklaroi se delegacioni nga Kosova duke demonstruar edhe simbolet e shtetit të Kosovës, flamurin e saj dhe simbole të tjera është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara zotin Ban Kin Moon.

Agjencia e lajmeve INA mësoi se, i gjithë ky manifestim u zhvillua nën flamurin e Kosovës të vendosur në disa nga muret dhe sallat ku mbaheshin takimet nga drejtoresha e bordit të Organizatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë” Little People of Kosova,” Diana Toska.

NOA-INA

KOMENTE