Lezhë, 3 shtator 2010 NOA – Një i ri nga Kurbini i cili ishte dënuar për vjedhje dhe për dezertim nga ushtria, është arrestuar sot nga policia e Lezhës, pasi kërkohej për një seri plaçkitjesh që kishin ndodhur javët e fundit në Tiranë dhe Durrës.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhë, i thanë agjencisë NOA se sot rreth ores 14:00 u be ndalimi i 23-vjeçarit Angjelin Ndokaj, me banim ne fshatin Shullaz te rrethit Kurbin, i denuar me pare per veprat penale te “Vjedhjes” dhe “Dezertimit nga ushtria”.
Ndalimi i tij u be pasi dyshohet te jete autor i disa vjedhjeve te kryera ne Maminas te rrethit Durres me date 5 korrik 2010 dhe ne Vore te rrethit Tirane me date 28 korrik 2010.
Policia konfirmoi se po punohet me Prokurorine e Rrethit Tirane pasi mendohet se ky shtetas mund te kete kryer edhe disa vjedhje te tjera.
Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe tha se materialet do ti kalojnë Prokurorise se rrethit Gjyqesor Kurbin per vepren penale te “Vjedhjes” ne ngarkim te 23-vjeçarit Angjelin Ndokaj.
a.b/NOA