Holandë, 3 shtator NOA - Një histori e re makthi vjen nga Holanda. Tre trupa të pa jetë të të porsalindurve u gjetën në banesën e një gruaje në Geleen, në jug-lindje të vendit.
Gruaja, sipas prokurorië së Limbourg, është akuzuar se i ka varrë ata dhe për këtë arsye është arrestuar. Kufomat e foshnjave u gjendën në kopshtin e shtëpisë së saj.
“Javën e ardhshme do të njihet më saktësisht mosha e të vegjëlve, arsyet e kësaj tragjedie dhe do të zbulohet nëse gruaja është ose jo mamaja e vërtetë e tyre. Ende nuk është e qartë nëse ajo jetonte e vetme në këtë banesë”, - deklaruan burime të prokurorisë.
Më pak se një muaj më parë, në Holandë, u verifikua një çështje shumë e ngjashme me të, ku në një provincë në veri-lindje të vendit, Nij Beets, një grua u arrestua me akuzën e vrasjes së dy fëmijëve të saj, të cilët kishin lindur në 2002 dhe në 2010.
r.b/NOA