Burimet konfidenciale të NOA konfirmojnë lëvizjet e Ministrit te Jashtëm shqiptar. Hondurasi njeh zyrtarisht Kosovën
Nju Jork, 3 Shtator 2010 NOA – Shqiperia vazhdon lobimin aktiv per njohjen e kosoves. Burime konfidenciale te Agjencise NOA përtej Atlantikut bejne te ditur se pas turit diplomatik te ministrit te jashtem Meta ne Ameriken Qendrore, ai ka marre garanci nga homologet e tij te Hondurasit, Guatemales dhe Salvadorit per njohje te m?tejshme te shtetit te Kosoves, duke shtuar keshtu numrin e vendeve pro Kosoves.
Jo me larg se dje, Presidenti i Hondurasit i premtoi Ministrit Meta njohjen e Kosoves brenda ketyre diteve, lajm qe u be i ditur zyrtarisht nga Ministria e Jashtme ne Tirane. Brenda pak oreve pas takimeve zyrtare te z. Meta, sot Hondurasi shpalli zyrtarisht njohjen e pavaresise dhe sovranitetit te shtetit te Kosoves, permes nje komunikimi mes Ministrit te Jashtem Canahuati dhe Ministrit te Jashtem Hyseni.
Nderkohe NOA ka mesuar nga burime konfidenciale se Meta eshte siguruar edhe per votat e ketyre vendeve kunder rezolutes serbe per Kosoven ne Nju Jork, nese nje rezolute e tille do te paraqitet nga ana e Serbise.
Madje mesohet se Meta do te niset nga Hondurasi per ne Nju Jork gjate fundjaves ku do te qendroje per disa dite per te zhvilluar takime te rendesishme lobimi pik?risht lidhur me ceshtjen e Kosoves dhe do te jete i pranishem ne OKB deri ne votimin e rezolutes se mundshme serbe.
Mesohet gjithashtu se Meta mund mbaje nje fjale gjate punimeve te OKB ne datat 9-10 pikerisht mbi rezoluten serbe ku pritet te shprehe q?ndrimin kunder te Shqiperise dhe te inkurajoje vendet e tjera ti bashkohen k?tij qendrimi.
Paralelisht me p?rpjekjet e Shqiperise per Kosoven, ndaj Serbise po ushtrohet presion i madh nga ana e BE-se dhe nga SHBA qe kjo rezolute te mos prezantohet fare ne OKB.
Te henen pritet qe Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaci dhe Ministri i Jashtem Hyseni te jene te pranishem ne Nju jork dhe te lobojne fuqishem kunder rezolutes.
Ndersa nga mediat serbe mesohet se edhe vete klasa politike e Serbise eshte e ndare mbi rezoluten, dhe per kete arsye, mesazhet qe vijne nga Beogradi jane konfuze. Nga njera ane parlamenti serb votoi pro paraqitjes se k?saj rezolute, nga ana tjeter dihet tashme qe ka pakenaqesi te brendshme ne rritje ndaj berjes se politikes se jashtme serbe dhe strategjise ne lidhje me Kosoven.
Vetem pak dite perpara dates se propozuar per votimin e kesaj rezolute, shifrat jane kunder p?rpjekjeve serbe sipas medieve te ndryshme. Dhe dihet qe politika eshte nje loje shifrash. Burime jozyrtare shprehen se Beogradi mund te marre 40 vota pro ndersa prishtina 60 vota kunder.
Madje disa vende mund te mos p?rzihen ne kete debat, mund edhe te mos marrin pjese fare ne diten e votimit ne OKB. Gjasat jane qe Kosova do te shenoje nje gol te dyte ne porten e Beogradit pas vendimin te GJND.
e.n/NOA