English

Milano, shqiptarja përdhunohet nga një maroken në stacionin qendror

Milano, 27 tetor NOA - Një vajzë është përdhunuar natën e së hënës në stacionin qendror të Milanos. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë autoritetet. Viktima e këtyre abuzimeve është transportuar menjëherë në klinikën e Mangiagalli. Autori i këtij krimi është ndaluar nga autoritetet dhe është bërë e ditur se bëhet fjalë për një maroken 27-vjeçar, i cili dyshohet të jetë një përdhunues-serial.

Sipas hetimeve thuhet se 27 vjeçari është përgjegjës dhe për dy agresione të tjera, të cilat kanë ndodhur sërish në stacionin qendror.

Vajza, viktimë e sulmit të tij, është një shqiptare 21-vjeçare, me dokumente të rregullt në Itali. Shqiptarja kishte arritur të largohej fillimisht në një “takim” të parë nga sulmi i marokenit, ku ky i fundit kishte arritur ti vidhte celularin dhe ajo këtë fakt e denoncoi menjëherë në polici.

Më pas të dy u panë sërish në stacionin qendror ku agresori i kërkoi falje dhe i ktheu telefonin, por më pas e kishte ndjekur atë duke e tërhequr në një vagon dhe duke abuzuar mbi të.

Në fund vajza katroi ndihmë tek një patrullë që po vërtitej në atë zonë duke bërë të mundur arrestimin e marokeni.

r.b/NOA

KOMENTE