Athinë, 3 Shtator, NOA - "Vendi nuk mund të ndryshohet vetëm prej 15-20 ministrave. Dilema është ta ndryshojmë ose të mos e ndryshojmë vendin. Kështu është shprehur kryeministri grek, Jorgos Papandreu, lidhur me krizën ekonomike në vend.
Duke shtuar se Greqia nuk e ka kaluar ende rrezikun e falimentimit edhe pse në pjesën më të madhe, ajo është shmangur.
Kreu i qeverisë greke, bëri më pas thirrje për ristrukturimin radikal të të gjithë sektorëve të shoqërisë dhe ekonomisë, duke kërkuar angazhim të përgjithshëm popullor.
Ai ka vënë më pas në dukje se pika e dobët në Greqi është shteti dhe se aparati shtetëror është ai që nuk funksionon drejt më së shumti për faj të politikanëve.
Vetëm pak muaj më parë, qeveria e drejtuar nga Papandreu, shpalli një plan anti-krizë, sipas të cilit Greqia duhej të kursente në maksimum shpenzimet si në sektorin publik edhe atë privat, për të mundësuar daljen nga kriza, paketë kjo që shkaktoi irritimin e punonjësve në mbarë vendin.
e.n/NOA