Tiranë, 15 shtator 2010 NOA – Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili mori pjesë në punimet e sesionit të 60 të Komitetit Rajonal të OBSH për Europën. Në këtë sesion merrnin pjesë ministrat nga 53 shtetet të Evropes përfshirë këtu dhe vendet e rajonit.
Në cilësinë e presidentit të radhës (korrik-dhjetor 2010) të rrjetit shëndetësor për Evropën Juglindore, z. Vasili ka mbështetur nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Shëndet më të mirë në Evropë dhe paraqiti deklaratën e e mirëkuptimit midis vendeve të rajonit”.
“Në emër të ministrave të shëndetësisë të Evropës Juglindore do të doja të falënderoja Znj. Zsuzsanna Jakab për këtë takim. Ne shprehim konsideratat për punën e zyrës rajonale të OBSH” tha z. Vasili gjatë fjalës së tij në këtë sezon. duke shprehur dhe njëherë mbështetjen për nismën e OBSH ‘Për një shëndet më të mirë” e cila do të ndihmojë vendet e rajonit.
Në cilësinë e presidentit të radhës të rrjetit shëndetësor për Evropën Juglindore z. Vasili u shpreh se vendet e rajonit njohin tashmë sfidat që kanë përsa i takon roli kyç në mbrojtje të të drejtave të njeriut në shoqëritë e tyre dhe ofrimit të një shërbimi shëndetësor cilësor për popullatën në përgjithësi dhe shtresave në nevojë në veçanti në të njëjtën linjë me principet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Këshillit të Evropës. Këto vende tashmë kanë stabilizuar një nivel bashkëpunimi të ri, nën mbështetjen e Këshillit Rajonal Bashkëpunimit dhe janë duke punuar për rritjen e këtij rrjeti dhe me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të rajonit.
Në këtë kontekst pritet dhe mbajtja e sesionit të tretë ministerial në Sarajevë në qershor të 2011.
“Jam i nderuar të konstatoj se të gjithë ne jemi pjesë e kësaj historie suksesi dhe kemi para sfidat e ndërtimit të një jete më të mirë për gjeneratat që vijnë” ka përfunduar fjalën e tij z. Vasili.
Në muajin nëntor në Tiranë pritet të zhvillohet takimi i koordinatorëve të rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore.
e.r/NOA