Milano, 3 Shtator, NOA – Deri tani ishte menduar se vetëm minjtë, mundësisht ata të vegjlit fare, mund t’i trembnin elefantët.
Por tani një studim nga Universiteti i Floridës, i realizuar në luajtur në Parkun Kombëtar të Kenias, identifikoi një tjetër qenie të gjallë, shumë më e vogla se sa miu që të trembë elefantët. Dhe këto janë milingonat.
“Eshtë mjaft interesant fakti sesi insektet të cilat peshojnë vetëm 5 miligramë janë në gjendje për të mbajtur larg kafshët që peshojnë miliarda herë më shumë", - pohon Todd Palmer, profesori i cili ka koordinuar studimin në fjalë.
Sipas tij, fakti mbetet se milingona punon mirë, jo si elefantët dhe ndaj ata nuk kanë qasje pemëve ku ka milingona.
Studiuesit vërtetuan faktin se në degët e pemëve gjenden këto insekte, kafshët janë mbajtur në një distancë pa mundur të afrohen dot.
Sipas studimit, elefantët janë të shqetësuar nga aroma që mbartin këto insekte, të vogla por me sa duket, për ta vdekjeprurëse.
n.e/NOA