English

Topi, mesazh presidentëve: Mos përkrahni rezolutën serbe, cenon autoritetin e OKB

Tiranë, 3 shtator, NOA – Pak ditë para nisjes së takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i vendit Bamir Topi, u ka bërë apel gjithë krerëve të shteteve që të përkrahin pavarësinë e Kosovës.

Në një mesazh që u ka nisur gjithë presidentëve të vendeve që janë anëtarë të OKB-së, Topi u sugjeron se mbështetja e rezolutës së një anshme serbe cenon legjitimitetin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e njohu si të ligjshme pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër Presidenti Topi ndalet dhe në rolin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Duke kërkuar mbështetjen e kolegëve të tij për Kosovën, Topi shprehet se një votimin pozitiv për rezolutën e njëanshme të Serbisë mund të cenojë dhe autoritetin e vet Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Topi shprehet në mesazhin e tij për krerët e shteteve në OKB se përkrahja e rezolutës serbe kundër pavarësisë së Kosovës mund të sjellë dhe pasoja negative në rajon dhe cenon paqen e stabilitetin në Ballkanin.

a.k/NOA

KOMENTE