Tiranë, 4 Shtator, NOA – Një aksident fatal me pasojë vdekjen e një kalimtareje sapo ka ndodhur në këto momente pranë mjediseve të ish-Ekspozitës në Tiranë.
Lajmi i bërë me dijeni paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të kryeqytetit, konfirmon se ka qenë një grua e cila ka mbetur viktimë e këtij aksidenti tragjik nga një makinë që kalonte në ato momente pranë saj.
Mësohet se makina e ka përplasur për vdekje kalimtaren, ndërsa identiteti i saj ende nuk është konfirmuar nga policia.
Menjëherë forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë duke shqyrtuar të gjitha elementët për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar për në mjediset e policisë.
n.e/NOA