Tiranë, 4 shtator, NOA – Ministria e Mjedisit ka pezulluar aktivitetin e gjashtë lokaleve në zonën e ish Bllokut në Tiranë për shkaktimin e zhurmave mbi nivelin e lejuar.
Aksioni i Ministrisë së Mjedisit ka nisur mbrëmjen e djeshme në qendër të Tiranës dhe ka vijuar edhe në orët e para të mëngjesit.
Inspektorët e ministrit së Mjedisit u kanë vendosur dhe nga 50 mijë lekë të reja të gjashtë lokalëve që janë pezulluar për mungesë të leje mjedisore për zhurmat. Nga ana tjetër gjashtë subjektet kishin kaluar dhe afati e vendosur nga Bashkia e Tiranës për mbajtjen hapur të lokaleve deri në orën 24.00.
Burime nga Ministria e Mjedisit thanë për Agjencinë NOA se subjekteve që u janë vendosur dje penalizime u është lënë si detyrë “që të pajisen me leje mjedisore për zhurmat, në të kundërt do t'u pezullohet tërësisht aktiviteti”.
a.k/NOA