Beograd, 4 shtator, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, përballet në Bruksel në një takim të posaçëm me ministren evropiane të Punëve të Jashtme, Catherine Ashton.
Lajmi i bërë me dijeni nga zëdhënësja e tij, Maja Kocijançiç, tregon sesi ndër pikat kryesore të bisedave në takimin e përbashkët mes Ashton dhe Tadiç pritet që të jetë
ajo e rezolutës kundër pavarësisë së Kosovës.
Për këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të Bashkimit Evropian janë shprehur kundër, duke i kërkuar Serbisë që ta tërheqë atë.
E pritet që konsiderata të tilla Ashton t’ia ketë paraqitur nga ana e saj edhe Tadiçit në takimin me të.
"Takimi mbahet në kontekst të konsultimeve pas mendimit të GJND-së dhe hapave të ardhshëm mbi çështjen e Kosovës", tha zëdhënësja e Tadiç.
n.e/NOA