English

Burrat që vuajnë nga pagjumësia, me rrezik 4 herë më të lartë vdekje

Londër, 4 shtator, NOA – Burrat që vuajnë nga pagjumësia kanë 4 herë më shumë gjasa të vdesin para kohe se të tjerët.

Sipas një studimi të publikuar në revistën "Sleep", i realizuar në një periudhë prej 14 vjetësh në 741 njerëz me moshë mesatare, nga të cilët 4 % me çrregullime serioze gjumi, u arrit në përfundimin se te këta të fundit, norma e vdekshmërisë është më e lartë. Studiuesit Aleksandros Vgontzas dhe Penn State nga “College of Medicine” në Londër, e shohin ngushtësisht të lidhur rrezikun e shtimit të vdekjeve për personat që janë të pagjumë.

Normat janë zhvilluar duke marrë parasysh edhe faktorët e tjerë të rrezikut, duke përfshirë peshën, pirjen e duhanit, konsumin e alkoolit dhe depresionit.

Studimi sugjeron se "pagjumësia në trajtimin e personave me probleme të shëndetit duhet të jetë një përparësi". Pagjumësi, është gjendja e përcaktuar kronike kur ajo rezulton në vështirësi të gjumit të rregullt për më shumë se gjashtë orë për të paktën për një vit dhe është e lidhur me një rrezik të lartë të vdekshmërisë.

n.e/NOA

KOMENTE