Maryland, SHBA, 4 Shtator 2010 NOA - Është mbyllur pa pasoja për tre pengjet, por me vdekjen e sekuestruesit të tyre, çështja që u konsumua në Discovery Channel, në Maryland. Agjentët kanë qëlluar mbi James Lee, ambientalistin me origjinë aziatike, i cili i armatosur dhe me eksplozivë, kishte ndërhyrë me dhunë në grupin televiziv në Silver Spring.
Kanë qenë orë frike në këtë ndërtesë, e cila është pjesë e Discovery Channel në Silver Spring, në Maryland.
Sipas Nbc News, James Jay Lee dhe në të shkuarën kishte protestuar në brendësi të ndërtesës dhe ishte dënuar me 6 muaj liri me kusht.
Baza e protestës ishte ajo kundrejt Discovery Channel, televizion, i cili sipas tij nuk përpiqej aspak për të mbrojtur planetin.
Ndërtesa u rrethua menjëherë dhe kjo pasi personi në fjalë qëlloi në ajër me armën e tij.
Discovery Communications me dokumentarët e tij është i ndjekur në më shumë se 180 vende me programet e Discovery Channel, TLC, Animal Planet, Science Channel dhe Planet Green.
r.b/NOA