English

E rrallë/ Arrestohen të gjithë zyrtarët, qyteti brazilian drejtohet vetëm nga një gjykatës

Dourados, 4 shtator, NOA - E çuditshme, por e vërtetë. Në Brazil, një qytet ka mbetur i tëri në duart e qytetarëve pasi drejtuesit e tij janë arrestuar që të gjithë nga forcat e policisë për shkak të ushtrimit të veprave të tilla penale si mashtrimi apo korrupsioni. Fjala është për qytetin Dourados, që ndodhet në jug të Brazilit, për të cilin mediat vendase raportojnë se ka mbetur pothuajse pa asnjë drejtues të tij.

Duke nisur që nga kreu i bashkisë së tij, si edhe zëvendësi, madje edhe bashkëshortja e kryetarit të baskisë; që të gjithë zyrtarët e bashkisë gjenden në një qeli të përbashkët në burgun e qytetit.

Aty ata do të japin llogari për akuzat që rëndojnë ndaj tyre për mashtrim dhe korrupsion.

E ndërkaq, bëhet me dijeni se derisa të zgjidhet kryetari i ri i bashkisë, qyteti Dourados do të jetë një gjykatës i cili do ta drejtojë atë përkohësisht.

n.e/NOA

KOMENTE