Nju Jork, 4 shtator, NOA - Rritja e çmimeve të ushqimit në botë kohët e fundit është tronditëse dhe duhet të përbëjë një shqetësim serioz për autoritetet e të gjitha vendeve.
Një fakt i tillë është vënë në dukje gjatë një mbledhje të posaçme nga FAO, organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Sipas drejtuesve të saj, çmimet e ushqimeve janë rritur me 5 % në dy muajt e fundit dhe kjo është shkaktuar pjesërisht nga ndalimi i eksporteve të grurit nga Rusia.
Ndërkaq, indeksi i Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë, FAO, që mbulon 55 mallra ushqimore, rezulton të jetë në nivelin më të lartë këto dy vjet dhe shumë më lart se mesatarja e dekadës së fundit.
E megjithatë thuhet se megjithëse çmimet janë të larta, ato sërish janë ende janë larg niveleve që arritën në vitin 2008, si pasojë e krizës.
n.e/NOA