English

Fidel Kastro, ish-presidenti kuban rikthehet në publik

Havanë, 5 Shtator 2010 NOA - Ish-presidenti kuban Fidel Castro ka folur përballë mijëra studentësh në shkallët e Universitetit të Avana, duke evokuar me nostalgji kohët e tij të revolucionit.

Bëhet fjalë për takimin e parë në publik në të cilin ka marrë pjesë Castro, 84 vjeç dhe kjo që kur është kthyer në jetën publike më 7 korrik, pas 7 vitesh mungesë si rrjedhojë e sëmundjeve.

Fidel ka folur në lidhje me një luftë nukleare mes SHBA-së dhe Iranit, pa përmendur aspak situatën e brendshme në Kubë. Ish-presidenti i ka kërkuar studentëve të vazhdojnë në luftën e tyre për paqe.

“Në këtë luftë ashtu si dhe në shumë të tjera është shumë e mundur fitorja”, - tha ai.

r.b/NOA

KOMENTE