Shkup, 4 Shtator, NOA – Qeveria maqedonase, që kryeministri Nikolla Gruevski e ka drejtuar për katër vite së bashku me partnerët shqiptarë të BDI-së, ka bërë shumë punë, e jo llafe dhe premtime të kota.
Një fakt të tillë, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski e ka bërë me dijeni sot gjatë një konference për shtyp ku prezantoi arritjet e qeverisë së tij, gjatë periudhës së viteve 2006-2010.
“Konstante për këtë qeveri në katër vitet e kaluara është puna. Kemi pasur program konkret me afate të caktuara dhe kemi punuar në realizimin e saj. Nuk kemi premtuar gjëra të pamundura, por punë, përkushtim dhe përgjegjësi. Pas katër vjetëve kjo mbetet obligim përmes së cilës lëvizim dhe besojmë se do të na çojë deri te qëllimi i vërtetë - dinjiteti", tha Gruevski.
Duke shtuar se në dy vitet e para është realizuar rritja më e madhe e BPV-së nga pavarësimi i Maqedonisë, rritja e eksportit prej 60 për qind rekord, investime të rritura të drejtpërdrejta nga afërsisht një miliard euro etj.
n.e/NOA