Tiranë, 5 shtator 2010 NOA - Historia e antibiotikëve nuk fillon me penicilinën në vitin 1928, por 2 mijë vjet më parë. Kështu fillesat e tij janë gjurmuar në birrë.
Lajmi është konfirmuar dhe mbështetur nga një studim i publikuar prej “American Journal of Physical Anthropology”, sipas të cilës, popullsia që jetonte në perëndim të Sudanit, kishte mësuar të prodhonte tetraciklinën gjatë fermentimit të birrës dhe e përdorte atë kundrejt infeksioneve.
Një antropolog ka gjetur gjurmë të saj në eshtrat e një nubjani, popullsi që ka jetuar në vitet 350 – 500 pas lindjes së Krishtit. r.b/NOA