Nju Jork, 4 Shtator, NOA – Të ulemi në Diell dhe të rrimë këmbëkryq atje duke parë sekretet e planetit që na dhuron ngrohtësinë dhe jetën!
Ky është objektivi që i ka vënë vetes stafi drejtues i NASA-s, duke tentuar të kapë Diellin brenda vitit 2018 me një sondë të posaçme që do ta mbrojë nga rrezet përvëluese të tij.
Ky objektiv ambicioz i NASA-s, i cili ka zhvilluar një program të për hetimin diellor, e pritet që të realizohet në një sipërfaqe diellore, ku hetimi duhet të jetë i afërt me një distancë prej 6-7.000.000 kilometrash nga dielli.
Por hulumtimi në fjalë, gjithsesi nuk premton që të udhëtojmë në mënyrë të ngushtë në qendër të sistemit diellor.
Me këtë mision, NASA shpreson të sqarojë disa nga misteret përreth diellit. Për shembull, çfarë i prodhon erërat diellore.
n.e/NOA