Tiranë, 4 Shtator, NOA – Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, poeti Jamarbër Marko, djali i Petro Markos, shkrimtarit të njohur të viteve ’30 në vendin tonë.
Që kur përfundoi studimet në gazetari, regjimi e degdisi në burgun e Spaçit, pasi ai shfaqte haptas kritikat mbi pushtetin popullor.
Por nga të gjithë dihej, se ai e pësoi këtë fat ngaqë ishte i biri i Petro Markos.
Që nga rinia e hershme, dashuria e tij ishte dhe mbeti përgjatë gjithë jetës poezia.
“Ka qenë i shtrirë në shtrat pak ditë para se të vdiste dhe më tha: Kujton se po vjen demokracia në Shqipëri?” Unë heshta ndërsa ai vijoi… “Pa kaluar dhe 50 vjet s’bëhet hapi i parë për të kaluar në demokraci”.
Kështu është shprehur ai në një intervistë, duke kujtuar bisedën e fundit me babanë e tij, Petro Marko.
“Të kisha një telefon në Spaç që të merrja Enver Hoxhën e ta shaja”, ka qenë një ndër pengjet që i kanë mbetur në jetë.
Bëhet me dijeni se ceremonia e varrimit të tij, zhvillohet ditën e sotme në orën 15.00.
n.e/NOA