Tiranë, 4 shtator, NOA – Qeveria do të shpërndajë 250 milionë dollarë dëmshpërblim financiar për 6 541 ish të përndjekur nga regjimi komunist. Kjo shumë është bërë publike sot nga ministri i Drejtësisë Bujar Nishani gjatë takimit me drejtues të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë.
Kreu i dikasterit të Drejtësisë u shpreh se nga kjo shumë e vendosur për ish të përndjekurit deri më sot janë shpërndarë rreth 30 milionë dollarë. Ndërkohë që është planifikuar që 250 milionë dollarët të shpërndahen në tetë këste.
Nga kësti i parë me shumën prej 30 milionë dollarësh kanë përfituar 2 495 persona. Ndarja e parë e parave është bërë duke pasuri si prioritet ish të përndjekurit që janë ende gjallë.
Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani u shpreh gjatë takimi me përfaqësuesve të ish të përndjekurve, se dëmshpërblimi financiar për ta do të jetë i shpejt dhe brenda 3-mujorit të parë të vitit 2011 do të jetë gati procedura edhe për përfitimin e këstit të dytë.
Nga ana tjetër Nishani u shpreh se Ministria e Drejtësisë po punon me intensitet për përfunduar procedurat për të gjitha kërkesat e depozituara për dëmshpërblimin financiar si dhe po trajton me prioritet ish-të dënuarit që janë ende gjallë.
a.k/NOA