Australi, 4 shtator 2010 NOA - Autoritetet lokale të Albany, në jug-perëndim të Australisë, vendosën që të vrisnin një balenë të sëmurë nëpërmjet eksplozivëve.
Departamenti i Ambientin fillimisht mendoi që të linte gjiganten e oqeaneve të ngordhte me kalimin e kohës dhe kjo pasi ajo ishte e sëmurë si rrjedhojë e kushteve natyrore. Më pas balena, e gjatë 9 metër e gjysmë, falë një vendimi të dytë u nda nga jeta si rrjedhojë e eksplozivëve.
Në një komunikatë të drejtorit të departamentit të Ambientit, Mike Shepherd, është bërë e ditur se balena kishte lëvizur shumë pak nga pozicioni i saj fillestar gjë që bëri të mundur vrasjen e saj në mënyrë të lehtë.
Një masë e tillë u mor, pasi dhe në gjendje të sëmurë sërish madhësia e saj përbënte një rrezik të madh për sigurinë e të tjerëve”, - shtoi ai.
r.b/NOA