English

Një grua indiane ushqen me qumësht gjiri një viç (VIDEO)

Indi, 4 shtator 2010 NOA - Chouthi Bai, një grua indiane në Rajasthan Kilchu, vendosi të kujdeset për një viç, pasi kafsha kishte humbur nënën e tij. Zemra dhe gjoksi i saj ishin vendimtare për mbijetesën e vicit.

Në fakt, gruaja i ka dhënë gji viçit sikur të ishte një fëmijë, tre ose katër herë në ditë. "Për mua nuk ka dallim midis një fëmije dhe një viçi.

Ai ishte aq i vogël kur i ngordhi e ëma, kështu që e vura mes krahëve të mi dhe i dhashë të pijë nga gjoksi im”, ka shpjeguar ajo.

Viçi i vogël, tashmë 46 ditësh e ndjek Chouthi në CD lëvizje të saj, tamam sikur të ishte e ëma.

“Dhe pastaj, dihet që lopa në Indi është një kafshë e shenjtë: nëse e ndihmoj të rritet do të më falënderojë Perëndi”, ka përfunduar ajo.

Për më tej shihni videon: {youtube}9ElFnb48wGQ{/youtube}

a.e./NOA

KOMENTE