English

Papa, apel të rinjve: Kërkoni Zotin, vendi i punës nuk është gjithçka

Romë, 4 Shtator, NOA – "Çështja e punësimit është një problem i madh dhe i ngutshëm, por e vërteta e jetës është vetëm Ungjilli. Kërkojeni më shumë Zotin dhe mos u jepni vetëm pas shqetësimeve të humbjes së vendeve të punës”.

Me këto fjalë, Papa Benedikti i XVI u është drejtuar me një mesazh të veçantë të rinjve në të gjithë botën, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, e planifikuar kjo të festohet në Madrid gjatë datave 16-21 gusht 2011.

Papa tha duke cituar Shën Palin se kjo është veçanërisht e vërtetë kur sot shumë të rinj nuk kanë asnjë pikë e qëndrueshme referimi për të ndërtuar jetën e tyre, duke u bërë "shumë të pasigurt".

E duke kujtuar fëmijërinë e tij, Papa Ratzinger, i fton të rinjtë që të lënë normalitetet e jetës borgjeze.

“Ne kemi kërkuar për të gjetur vetë jetën në thellësinë e saj dhe bukuritë. Unë mendoj se, në një kuptim, - shton ai, - se impulsi për të shkuar përtej realitetit është e zakonshme në çdo brez''.

n.e/NOA

KOMENTE