Tiranë, 4 Shtator, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme letrën që kreu parlamentar i Partisë Demokratike i dërgoi rivalit të tij politik në selinë rozë, lidhur me kushtet për negocimin e hetimit të zgjedhjeve. Ato paraqesin edhe vendimin e djeshëm të KRRTRSH-së për zonën e Hamallajt dhe Gjirin e Lalëzit. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, lidhur me abuzimet e institucioneve me fondet publike.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Marrëveshja, letra e Patozit për Ruçin”, i cili citon faktin sesi Partia Demokratike i ka paraqitur një letër opozitës me ofertën për zgjidhjen e krizës politike.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Gjiri i Lalëzit, KRRTRSH jep resort 1000 m2”, referuar vendimeve të djeshme të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë.
“Çfarë po ndodh me Ferrarin, brenda pak minutash dhjetëra dëmtime” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
“Para nga Arabia për myftiun e Lushnjës”, është një artikull që citon fakte nga arrestimi i një të riu.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Ruçi-Patozi/ Negociatat, PS rrëzon ofertën e PD”, i cili tregon detaje nga letra e selisë blu për atë rozë lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Enxhi e Big Brother lidhet me Noizin e Stresit”.
Ndërkaq, lidhur me akuzat për korrupsion në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Edi Rama: Koncesionet, veprimtari kriminale”.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e kampionatit evropian 2012 , është edhe ai me titullin “Shqipëria barazon në Rumani”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Farudin Hoxha kundër qeverisë: Gabim heqja e oponencës për HEC-et”, i cili tregon një intervistë të specialistit të njohur të energjetikës, me rezervat e tij për oponencën ndaj hidrocentraleve.
“Ultimatumi i PS: Ngecin negociatat nëse nuk jepen kutitë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet reagimit të PS për hetimin e zgjedhjeve.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “4 mijë lekë për targën evropiane të automjeteve”.
“Rrëfimi i ish-policit: Si u vodh kokaina që sollën shqiptarët nga Spanja” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Ina Rama: Hetoni korrupsionin”, i cili tregon deklaratat e bëra dje nga kryeprokurorja gjatë një takimi të organizuar nga organi i akuzës në vend.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Ndërkombëtarët interesohen për dosjet e Partisë Socialiste”.
Ndërsa çështja e çmimit të ri të energjisë elektrike mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “OSSH, shkresë: Fatura e dritave të rritet me 11.5 %”.
“Stresi, epidemia e rinisë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Zbardhet letra e Patozit për PS: Ja kompromisi që ofrohet”, i cili i referohet letrës që mazhoranca i dërgoi selisë rozë lidhur me kushtet për negocimin e hetimit të zgjedhjeve
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Në Rumani, kombëtarja shqiptare merr një pikë të rëndësishme”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Rama: Ngërçi, nuk jam optimist për zgjidhje pozitive”.
Ndërsa në rubrikën “sociale” do të lexoni “KRRTRSH: Ndërtimet në bregdet, jo më shumë se trekatëshe”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 4 Shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: pr@noa.al.
n.e/NOA