English

Përdhunohet nga djemtë që njohu në internet

Monza, Itali, 5 Shtator 2010 NOA/ Rid Bulku - Është përdhunuar nga një djalë, të cilin e njohu në internet nëpërmjet një miku të saj, ndërsa një i tretë qëndronte duke i xhiruar me kamerë me anë të celularit të tij. Gjithçka ka ndodhur në Varedo, një provincë e Monzës, më datë 6 gusht.

Viktima ishte një vajzë 20 vjeçare, e cila menjëherë pas dhunimit seksual që pësoi denoncoi këtë çështje tek karabinierët, të cilët më pas nisën hetimet.

Nëpërmjet uebit, forcat policore arritën të gjurmonin tre djemtë, një ishte nga Lodi dhe një nga Pavia, respektivisht me moshë 23, 18 dhe 17 vjeçare.

Sipas asaj çka tregon vajza, miqësia me 23-vjeçarin kishte filluar nëpërmjet një dialogu në çat.

Pas një muaji bisede, ata vendosën të takoheshin me njëri tjetrin personalisht. Në këtë takim djali nuk u prezantua vetëm, por së bashku me dy shokë të tij.

Pasi e hipën në bordin e një makine, djemtë e çuan vajzën në një fshat mes Varedo dhe Desio u më pas abuzuan seksualisht me të. Megjithatë ishin vetëm dy të cilët kryen këtë akt të shëmtuar pasi i tret qëndronte duke xhiruar me celularin e tij. Më pas e lënë vetëm, vajza arriti të shkonte në stacionin e policisë, ku ngriti denoncim dhe më pas u vizitua në klinikën Mangiagalli të Milanos, ku u konfirmua dhuna seksuale e pësuar.

Forcat policore nëpërmjet të njëjtit çat, ku u njohën dhe me vajzën, arrti të gjente identitetin e djalit 23-vjeçar dhe si rrjedhojë bashkëpunëtorët e tij.

Tashmë dy nga djemtë ndodhen në qelinë e burgut të Monzës, ndërsa 17-vjeçari ndodhet në Beçaria të Milano.

r.b/NOA

KOMENTE