Tiranë, 5 Shtator 2010 NOA/ Rid Bulku – Më poshtë gjeni pesë këshilla të vlefshme për të pasur nën kontroll atë që është më delikate dhe më e rëndësishme, vetveten:
1 – Mund të ndodhë shpesh që kolegu i punës të jetë i paedukatë dhe një përgjigje fyese apo agresive të vjen vetvetiu. Ndërkohë që në shtëpi mund të kesh një vajzë adoleshente që shpesh herë mund të irritojë. Mënyra më e mirë në këtë rast është shkëputja fizike për disa kohë nga personi në fjalë.
Largimi fizik, si rrjedhojë dhe ai emotiv, do të japë kohë për tu qetësuar dhe për ti pasur idetë e qarta në lidhje me atë çka mund të veprosh kundrejt tij.
2 – Reflekto mbi limitet e tua dhe përballu me frikën dhe turpin. Personat e ndrojtur janë ata që pësojnë më shumë. Të qenit koshient për limitet që ke është një mënyrë shmangie për veprimet apo sjelljet që shumicën e rasteve eviton t’i bësh duke u ankuar.
3 - Ndonjëherë shkurtesat përdoren për të demonstruar tek të tjerët aftësinë për të kundërshtuar padrejtësisë, por ajo e gënjeshtër nuk është rruga më e mirë. Një sjellje e tillë për të përforcuar karakterin ju largon nga realiteti në rast se e përdorni dhe duhet theksuar se nuk e zgjidh asnjëherë problemin, por vetëm e fsheh atë.
4 – Në qoftë se jeni në një përballje të drejtpërdrejtë dhe doni të refuzoni mos kini frikë të thoni “jo”. Një strategji e tillë do t’iu bëjë më të sigurt në vetvete dhe do të ndiheni shumë më të liruar. Refuzimi duhet të jetë i drejtpërdrejtë, por duhet theksuar se mënyra duhet të jetë e sjellshme.
5 – Kur bashkëshorti apo shefi i punës iu ka ngritur nervat në sajë të sjelljes së tyre sipërfaqësore, mundohuni të gjeni një rrugë për të vënë paqe, pasi në të kundërt përballja dhe debati janë të pashmangshëm.
Është më e dobishme të thuhet ajo çka mendohet në mënyrë të qetë dhe jo të irrituar, pasi diçka e tillë tregon një karakter të dobët, gabime dhe frikë.
r.b/NOA