English

Pipo Baudo bëhet gjysh, e bija i lind dy binjakë

Milano, 4 shtator, NOA – Prezantuesi i njohur i botës së spektaklit italian, Pippo Baudo, është bërë gjyshi.

Këtë dhuratë duket se ia ka bërë e bija e tij, Tiziana, 39-vjeçare, e cila ka lindur dje dy binjakët e saj.

Mësohet se ata janë një mashkull dhe një femër, pasi ishte martuar në qershor të vitit të kaluar.

Lindja u realizua rregullisht dhe pa nderhyrje kirurgjikale dhe mesohet se fëmijët janë të shëndetshëm madje prindërit duken mëse të lumtur.

n.e/NOA

KOMENTE