English

Rama: Deri në mars, të gjithë autobusët urbanë në Tiranë do zëvendësohen me të rinj

Tiranë, 4 Shtator, NOA – Deri në mars të vitit të ardhshëm, synohet që të gjithë autobusët e linjave urbane në kryeqytet të jenë zëvendësuar me të rinj, duke synuar kështu që njerëzit gjithmonë e më shumë t’i drejtohen transportit publik.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, sipas të cilit ky fakt do të shënojë një përmirësim të dukshëm të qarkullimit në kryeqytet, duke përbërë një lehtësi të madhe për qytetarët që janë të detyruar të qarkullojnë përmes autobusëve.

Gjatë një takimi të mbajtur sot për problematikat e transportit publik në Tiranë, ai tha se masat e ndërmarra nga Bashkia do të përbëjnë një çlirim rrënjësor në jetën e kryeqytetit.

“Në këtë mënyrë do të shpëtojmë nga shumë makina, të cilat çlirojnë gazra të dmëshëm, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e mjedisit dhe pakësimin e ndotjes së tij”, shtoi më tej Rama.

Sipas tij, paraqet një rëndësi të madhe jo vetëm shtimi i linjave të reja urbane dhe plotësimi i tyre me autobusë të rinj, por paraqet rëndësi edhe rritja e nivelit të shërbimit brenda tyre.

“Unë kam besim se masat që ne do të marrim për këtë, në kuadrin e një strategjie të posaçme, do të ketë mjaft ndryshim nga gjendja e tanishme. E kjo do të bëjë që të gjithë ata që nuk preferojnë autobusët, t’i frekuentojnë ato”, tha mes të tjerash, kreu i Bashkisë së Tiranës....(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE