Abbiategrasso, 4 shtator, NOA – Nigeriane, rumune, shqiptare. Tregu i seksit nuk njeh pengesa në Itali, ku rrugët e purpurta të qytezave janë të populluara nga vajzat që shiten për 30 Euro.
Konkretisht, në raportin e përgatitur nga shoqata “Lule” e Abbiategrassos, tregohet sesi sidomos vajzat shqiptare gjenden në rrugë për shumë vite, duke pretenduar një shkallë të lartë të autonomisë të ushtruar nëpërmjet përdorimit të kapitalit që tashmë kanë siguruar.
I tillë raportohet nga mediat italiane rasti i Ornelës, një vajze 31-vjeçare nga Shqipëria. "Kam ardhur në Itali 11 vjet më parë, kam qenë e martuar dhe në fund përfundova në rrugë për shkak se ishte e vetmja mënyrë për të fituar para. Problemet ekonomike më ndaluan mua të bëja zgjedhje të tjera”, tregon ajo për mediat italiane.
Por ato komentojnë se rasti “Ornela” nuk është aksident.
Ndërkaq, në rrugën që lidh Cisliano dhe Vittuone të takojnë vetëm vajza që flasin në rumanisht. Çmimi? 30 €. Kush janë klientët? Të martuar me fëmijë në shtëpi, të moshuarit, apo edhe të devijuarit.
n.e/NOA