English

Sharon Stone: Të rinjtë vdesin për mua, moshatarët ia mbathin

Romë, 4 shtator, NOA - Sharon Stone është një njeri i famshëm shumë popullor, që duket se ka sukses të madh me të rinjtë në lidhjet sentimentale, por nuk e gjen aspak veten me moshatarët e saj 50-vjeçarë.

Këtë fakt ajo e ka rrëfyer gjatë një interviste, në të cilën tregon sesi arrin të bëjë për vete të rinjtë 20-vjeçarë, por çuditërisht nuk arrin të tërheqë asnjë burrë të pjekur.

"Nëna ime do të thonë se unë isha një vajzë e mirë, - shpjegon Stone duke folur mbi të kaluarën e saj, - e lidhur me familjen time. Me motrat e mia ishte një marrëdhënie e bashkëpunim. Por unë mendoj se jeta ime ka filluar në moshën 50 vjeçare”.

Duke shtuar se është krenare për moshën e saj, pasi kjo është koha më e mirë, “sepse më në fund është në paqe me veten e saj”. "Nga burrat inteligjentë, jam tërhequr shumë. Për ata që mund ta kuptojnë esencën e një gruaje në kompleksitetin e saj. Dhe me brishtësinë e saj”, rrëfen më pas aktorja e madhe".

Ndërsa e pyetur nga gazetarja që e intervistoi se çfarë do të thotë të jesh ylli Sharon Stone, ajo përgjigjet: "Nuk më pëlqen kjo fjalë kaq shumë, por nuk e mohoj se është si të jesh një kryeministër. Më pëlqen popullariteti dhe e përdor atë për të bërë mirë, aktualisht unë jam duke luftuar për fëmijët e abuzuar, si dhe po ndjek fushatën kundër AIDS-it".

n.e/NOA

KOMENTE