SHBA, 4 shtator 2010 NOA/ Rid Bulku - Një platformë nafte në brigjet e Luiziana, në gjirin e Meksikës, ka marrë zjarr. Trembëdhjetë punonjësit që ndodheshin mbi impiant janë hedhur menjëherë në ujë dhe shpëtuan falë ndihmës së rojeve bregdetare.
Një prej tyre është plagosur, por nuk ndodhet në gjendje të rëndë. Incidenti ka ndodhur rreth 80 milje në jug të Grand Isle, në një sistem të Mariner Energy të Houston.
Incidenti nuk ka pësuar asnjë humbje ashtu siç mund të paraqitej fillimisht. Fillimisht, Mariner Energy, kompania e grupit Enron, pronare e platformës së naftës, deklaroi se në momentin e rënies së zjarrit sistemi nuk ka lëvizur. Më pas, rojet bregdetare e mohuan një fakt të tillë.
Më e keqja u pësua nga punonjësit e mbijetuar, të cilët pohuan se kishin vënë në veprim mekanizimin e emergjencës që mbyll pusin. Kompania që ka në zotërim këtë sistem ka dërguar në vendngjarje katër anije, të cilat shuan zjarrin e rënë rreth orës 9:00 me atë lokale.
Sistemi ndodhej rreth 160 kilometër nga brigjet e Luizianës dhe rreth 320 kilometër nga platforma e Deepwater Horizon, e cila në muajin prill shkaktoi një katastrofë gjigande ambientale.
r.b/NOA