English

“Siguria e jetës”, bllokohen 31 makina e 25 motoçikleta në qarkun e Gjirokastrës

Gjirokastër, 4 shtator, NOA – Kontrollet e Policisë Rrugore në Gjirokastër kanë bërë të mundur sekuestrimin e 31 automjeteve dhe 25 motoçikleta, të cilat nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se numri i madh i automjeteve është sekuestruar në të gjitha qytetet kryesore të qarkut Gjirokastër. Krahas bllokimit të mjeteve janë 630 gjoba si dhe janë pezulluar 9 leje drejtimi.

Bllokimi i makinave është bërë në qytetet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Sarandë dhe Delvinë. Konkretisht, në Gjirokastër janë bllokuar 11 makine dhe 4 motoçikleta, si dhe janë hequr 3 patenta për përdorim të pijeve alkoolike dhe janë vendosur 160 gjoba, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

Ndërkohë në Sarandë janë bllokuar 12 makina dhe 9 motoçikleta, si dhe janë pezulluar 4 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe përdorim të pijeve alkoolike. Ndërsa gjobat e vendosura arrijë në 270.

Në qytetin e Delvinës janë bllokuar 3 makina dhe 10 motorë. Ndërsa në Tepelenë janë bllokuar 4 automjete, 1 motoçikletë, është pezulluar 1 leje drejtimi. Në qytetin e Përmet është bllokuar 1 automjet dhe 1 motoçikletë si dhe janë vendosur 50 gjoba për drejtuesit e mjeteve, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

a.k/NOA

KOMENTE