Uashington, 4 Shtator, NOA – Nënat e trishtuara, apo me depresion dhe ankth gjatë shtatzënisë, mund të lindin fëmijë më pak normalë se të tjerët dhe të ekspozuar ndaj rrezikut të vdekjes foshnjore.
Këtë fakt e tregon një studim i botuar në revistën “BMC publike” dhe i kryer në mbi 720 gra në Bangladesh.
Ky nivel stresi i gjykuar nga studiues suedezë nga instituti “Karolinska” dëshmoi se problemet mendore të nënës janë ndër fajtorët kryesorë të mortalitetit dhe shëndetit të fëmijës të dobët, veçanërisht në qoftë se nëna jeton në varfëri dhe ka një status të ulët social-ekonomik.
Studimi zbuloi konkretisht sesi 720 gra, gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë me simptomat e depresionit dhe ankthit lindën fëmijë jo normalë si të tjerët.
''Ky është një shkak për shqetësim, - tha koordinatori i studimit, Hashima-E-Nasreen, - sepse lidhur fort me vdekshmërinë e fëmijëve që mund të shkaktojë një cikël vicioz”.
Hulumtuesit thonë më tej se studimi tregon që për të zvogëluar vdekshmërinë foshnjore, veçanërisht në zonat më pak të zhvilluara të botës, duhet të investohet në shërbimet e shëndetit mendor për nënat.
n.e/NOA