Londër, 4 shtator, NOA – Fëmijët me tregues të lartë inteligjence janë më të palumtur se bashkëmoshatarët e tyre, duke e reflektuar këtë dukuri gjatë jetës së tyre më pas.
Sipas studiuesve, ndër burimet e ankthit dhe pakënaqësisë te këta fëmijë është mërzia që u shkaktohet nga mungesa e miqësive me të tjerët dhe vetmisë së kushtëzuar nga niveli i lartë i talentit dhe inteligjencës.
Një fakt të tillë e pohon një studim i realizuar nga “Roncoroni dell'Aistap”, shoqata për zhvillimin e talenteve, sipas të cilit, është e rëndësishme që mësuesit të dinë të kuptojnë dallimet në mes të nxënësve dhe të stimulojë aftësitë e tyre.
Alvy 7-vjeçe, fsheh përtej xhamave të mëdha të syzeve inteligjencën e tepërt, e cila për fat të keq, nuk mund ta bëjë dot të lumtur.
Një ditë nëna e saj e çoi te mjeku duke i thënë se ajo është gjithmonë e trishtuar dhe duket me depresion.
“Ajo që po ndodh me të, është se universi i saj po zgjerohet dhe në fund do të shpërthejë”, ia shpjegoi nënës mjeku rastin e vajzës së saj super-inteligjente.
“Megjithatë, - shpjegon Anna Oliverio Ferrari, psikiatre e zhvillimit, - jo të gjithë të zgjuarit janë të lumtur, për shkak se ata kanë të fshehtë talentin e tyre që i bën shpesh të pakuptueshëm”.
Një rast simbolik ai i Uilliam James Sidis, i cili jetonte në fillim të viteve ‘1900 në Amerikë, i cili u bë tërheqës për një vend të tërë, pasi që në moshën 3 vjeç foli frëngjisht në mënyrë të përkryer, në moshën 8-vjeç zotëronte logaritmikën dhe në moshën 12 vjeç u regjistrua në Harvard dhe në moshën 15 vjeç u diplomua në matematikë.
Presioni i inteligjencës së tij, ishte kaq i madh saqë ai pësoi një ezaurim nervor.
"Çështja është këtu, - vazhdon psikiatria, - që këta fëmijë me inteligjencë më lart se mesatarja, duhet të jetojnë moshën e tyre. Ata mund të humbasin për shkak të talentit të tyre piknikët me shokë, pishinat, lojërat e futbollit dhe kampet me miqtë”.
n.e/NOA