English

Sulmoi me thikë një pakistanez, kapet emigranti shqiptar në Brescia

Brescia, 4 shtator, NOA – I është vërsulur një pakistanezi me një thikë duke tentuar t’i vjedhë paratë që kishte me vete, e më pas është larguar me vrap nga vendngjarja.

Kjo është skena e krimit, e realizuar nga një emigrant shqiptar me banim në Brescia të Italisë, që sipas karabinierëve italianë, është realizuar kundër një zanatçiu me origjinë nga Pakistani.

Menjëherë karabinierët u vunë në lëvizje për kapjen e emigrantit agresor dhe mundën ta arrestojnë atë gjatë natës së djeshme, duke konfirmuar se ai mban inicialet L.K. dhe është 37 vjeç.

Tani ai ndodhet në mjediset e paraburgimit në Itali, i akuzuar për grabitje dhe tentativë vrasje kundër një emigranti pakistanez.

n.e/NOA

KOMENTE