English

“Të shporret Sarkozi”, protestat e romëve mbushin rrugët e Francës

Paris, 4 shtator, NOA – Përfaqësuesit e komunitetit rom në Francë kanë vërshuar rrugëve me thirrjet “Të shporret Sarkozi”, pas nismave të presidentit francez për t’i dëbuar ata.

Rebelimet e planifikuara në mbi 130 qytete në Francë si edhe para ambasadave të vendeve evropiane në Paris, organizuar nga dhjetëra shoqata dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut, me mbështetjen e sindikatave dhe partive të opozitës kanë përbërë një sfidë të vërtetë për presidentin Nikolas Sarkozi.

Drejtues të procesionit kanë qenë dyzet romë nga Parisi, kampi i të cilëve u shkatërrua më 12 gusht në periferi të kryeqytetit francez, të cilët mbanin në duar posterin ku shkruhej: “Jo politikës çnjerëzore të Sarkozisë”.

Ndërsa dhjetëra njerëz të tjerë kanë dalë në rrugë për t’i përkrahur me parullat “Jo më racizëm”.

n.e/NOA

KOMENTE