English

Trashani: Rama i hallakatur nga dopingu, të tregojë të vërtetën për lejet

Tiranë, 4 shtator, NOA – Partia Demokratike ka kërkuar sërish sqarime nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste për lejet e ndërtimit dhe akuzat që i janë bërë atij për korrupsion.

Deputetja e Partisë Demokratike Arenca Trashani u shpreh sot se në konferencën e dhënë dje për mediat kreu i PS-së ju shmang pyetjeve dhe nuk dha përgjigje për abuzimet me lejet e ndërtimit.

“Edhe pse dje, Edvini u shfaq, ai nuk dha shpjegime për kontratën me emrin, mbiemrin dhe 20% të partnerit të tij. Duke u hallakatur nga L'Oreali tek dopingu për asnjë çast, në konferencën e mërzitshme prej një ore, ai nuk u përball me të vërtetën", u shpreh Trashani.

Deputetja e PD-së theksoi se Rama duhet të përgjigjet për aferat korruptive me biznesmenin Dritan Avllaj dhe tu përgjigjet pyetjeve që i janë bërë publike.

“Ai nuk u përgjigj se pse vetëm kur me detyrim Tan Lepri u bë ortak në kontratë, Mr 20% ideoi projektin e 30 katesheve tek liqeni. Ai nuk u bë as trim sa gratë për të mos i ikur pyetjeve të gazetarëve. Nga frika prej lepri, nuk guxoi as te përmendte emrin e parë, e as emrin e dytë të mikut të tij. Mr. 20% gënjeu dhe nuk tregoi për kërkesën hileqare, me firmën e tij, për ndryshimet e destinacionit tek liqenit kundrejt 20%”, tha deputetja e PS-së, Trashani.

a.k/NOA

KOMENTE