Siberi, 4 shtator, NOA – Nën zhavorrin e liqenit Baikal në Rusi diçka ndrin. Ndoshta është ar. Duhet të jenë 180 tonët e famshëm, pjesë e thesarit perandorak rus të carit Aleksandër i cili u zhduk nga bolshevikët.
Për të thuhet se ndoshta është varrosur në liqen pas rrëzimit të trenit i cili po udhëtonte përgjatë një degë sekondare të linjës trans-siberiane.
Një nga misteret interesante ky të revolucionit rus, i cili mund të zgjidhet pas tre viteve të hulumtimit dhe qindra zhytjeve ku ka rënë treni, pikërisht aty ku diçka tani shkëlqen.
Nga viti 2008, në liqenin Baikal janë bërë zhytje nën kujdesin e UNESCO-s, organizatës së Trashëgimisë Botërore, për të parë cilësitë e tij të ekosistemit.
Zhytja e parë çoi në zbulimin e disa rrotave të trenit të rrëzuar në vitin e largët 1910.
Ndërsa në 700 metra thellësi, ka pasur fragmente të vagonëve dhe kutive të municioneve të përdorura në Luftën Civile të Rusisë.
Ngushëllimi i vetëm deri tani është ai që tani ju e dini vendndodhjen e saktë të thesarit të dyshuar, por nuk dihet nëse do të arrihet që të gjenden monedhat e arta të carit.
Sezoni kërkon që duhet të pritet deri në verën 2011 pasi liqeni tani mbetet i ngrirë për muaj të tërë. Pas luftës, Stalini urdhëroi të gjendej thesari, por nuk gjeti asgjë dhe i pezulloi kërkimet. Por një gur i çmuar i thellë i ujit, prodhuar në Finlandë, që përdoret për eksplorimin e thellë, premton të jetë më i suksesshëm.
n.e/NOA